Studiuesi eminent i komunikimeve, Mark Deuze, folës kryesor në konferencën e AAB-së

13 Maj 2024
Eminent communications scholar Mark Deuze, keynote speaker at the AAB conference


Profesori Mark Deuze, i cili është ndër autoritetet më eminente shkencore në botë në fushën e mediave dhe komunikimeve, do të jetë folës kryesor në konferencën shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Kolegji AAB, me titull “Informimi, media dhe e vërteta në epokën e pas së vërtetës dhe intelegjencës artificiale”.

Deuze në këtë konferenë të Fakultetit të Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB, do të flasë për gjetjet e tij të fundit shkencore të përfshira në librin “Life in Media: A Global Introduction to Media Studies”, i publikuar muaj më parë nga universiteti prestigjioz amerikan, MIT.

Mark Deuze është profesor i Universitetit të Amsterdamit dhe drejtor i studimeve pasuniversitare, i cili universitet që disa vjet radhazi rangohet i pari në botë në fushën e komunikimeve. Librat e tij janë publikuar nga botuesit më prestigjiozë në botë, si: MIT Press, Polity Press, Sage, Amsterdam University Press etj. Deuze gjithashtu është edhe bashkautor me Denis McQuail në veprën më monumentale në teoritë e komunikimeve, McQuail’s Mass Communication Theory.

Share: