Ёshtë duke u mbajtur edicioni i tretë i “Summer Workshop”, i organizuar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB. Ky trajnim është duke u organizuar në dy seanca paralele për dy module të ndryshme. Pjesëmarrësit në njërin modul po ndjekin praktikimin e njohurive bazike të funksionimit të Arduinove dhe sensorëve të ndryshëm, ndërsa në modulin tjetër po zhvillojnë shembuj rreth intelegjencës artificiale duke përdorur gjuhën programuese Python.
Pjesëmarrësit po praktikojnë pajisjet teknologjike si: Arduino, sensorë të ndryshëm, robotët NAO, printerin 3D, derisa po ligjërohen nga stafi i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB.
Shumë maturantë dhe studentë janë pjesëmarrës të këtij edicioni, i cili çdo herë e më shumë po zgjon interesim dhe po bëhet atraktiv për të rinjët. Në fund të këtij “Summer Workshop”-i të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikata.