Në Kolegjin AAB, prej datës 18.11.2019, po qëndron Specialisti i programit Fulbright, Dr. William Butler, i angazhuar në Kosovë në projektin “Sfidat e sigurisë kibernetike ne vendet në Zhvillim”. Ky projekt është i përkrahur nga Programi Fulbright, Departamenti Amerikan i Shtetit, Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe Kolegji AAB. Nga Kolegji AAB, Menaxher i Projektit është Dr. Arianit Maraj, Profesor në FSHK AAB dhe Fulbright Alumni.
Në kuadër të këtij Projekti, Dr. Butler do të mbajë një diskutim (Talk), ku objektivat kryesore do të jenë:
Dr. Butler ka një përvojë 30 vjeçare në lëmin e rrjetave dhe IT si Inxhinier i rrjetave si dhe si konsultant. Po ashtu, ka shërbyer në U.S. Marine Corps ku është Kolonel në pension, i specializuar në sistemet informative dhe të sigurisë. Tani është drejtues (Chair) i programit të Sigurisë Kibernetike në Capitol Technology Universit (me lokacion ne Laurel Maryland, USA).
Në këtë diskutim, janë të ftuar që të marrin pjesë: Studentët dhe Profesorët e Kolegjit AAB, pjesëmarrës nga Ambasada Amerikane në Kosovë, nga Industria, Qeveria, Kolegje dhe Universitete tjera në Kosove, etj. Ky diskutim do të mbahet në Ambientet e Teatrit Komertal, Objekti i Ri – Kolegji AAB, me datën 29.11.2019, duke filluar në orën 10:00.
Të interesuarit, duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen në e-mailin: [email protected], më së largu deri me datën 28.11.2019.
Ju mirëpresim!