NJOFTIM PËR PRAKTIKË

8 Mars 2018

Programet e studimit në fakultetin tonë përpos pjesës teorike, përfshijnë edhe atë praktike, mundësi kjo e cila rrit aftësitë profesionale të studentëve duke i bërë ata më të kompletuar si kuadro.

Konform kësaj, fakulteti ynë ka arritur të sigurojë mundësi të shumta për praktikë studentore në saj të marrëveshjeve të bëra me institucione të ndryshme publike dhe private të rëndësishme dhe relevante me programet e studimit.

Andaj, inkurajojmë të gjithë studentët e vitit të III-të, nga të gjitha programet e studimit që të shprehin interesin e tyre për përfshirje në angazhim për punë praktike.

 

Të interesuarit për angazhim në punë praktike duhet të paraqiten tek administrata e Fakultetit Ekonomik deri më datë 17.03.2018, ora 15:00.



Gjithë të mirat.

Share: