Me rastin e ndarjes nga jeta të prof. Shyqri Nimani, rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa i ka drejtuar telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit, stafit dhe studentëve të Kolegjit AAB.
E respektuara familje Nimani,
Mbetëm të tronditur nga dhembja dhe pikëllimi për lajmin e ndarjes nga jeta të profesorit tonë të respektuar, Shyqri Nimani!
Për një kohë të gjatë Prof. Shyqriu, ka punuar si mësimdhënës në Fakultetin e Arteve në Kolegjin AAB, duke dhënë kontribut të çmuar në edukimin e brezave të rinj.
Padyshim, Prof.Shyqriu, për ne ka paraqitur shembullin më të mirë të një profesori të kompletuar e të palodhshëm.
I tillë do të përkujtohet nga shumë gjenerata studentësh që patën rastin të mësojnë nga puna e tij.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, studentëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve! I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Shyqri Nimani!
Me respekt.
Lulzim Tafa, rektor