Telegram ngushëllimi: Rektori Lulzim Tafa ngushëllon familjen, stafin dhe studentët e Kolegjit AAB për ndarjen nga jeta të prof.Shyqri Nimani

22 Qershor 2023
Telegram of condolence: Rector Lulzim Tafa consoles the family, staff and students of AAB College for the death of Prof. Shyqri Nimani

Me rastin e ndarjes nga jeta të prof. Shyqri Nimani, rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa i ka drejtuar telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit, stafit dhe studentëve të Kolegjit AAB.

E respektuara familje Nimani,

Mbetëm të tronditur nga dhembja dhe pikëllimi për lajmin e ndarjes nga jeta të profesorit tonë të respektuar, Shyqri Nimani!

Për një kohë të gjatë Prof. Shyqriu, ka punuar si mësimdhënës në Fakultetin e Arteve në Kolegjin AAB, duke dhënë kontribut të çmuar në edukimin e brezave të rinj.

Padyshim, Prof.Shyqriu, për ne ka paraqitur shembullin më të mirë të një profesori të kompletuar e të palodhshëm.

I tillë do të përkujtohet nga shumë gjenerata studentësh që patën rastin të mësojnë nga puna e tij.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, studentëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve! I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Shyqri Nimani!

Me respekt.

Lulzim Tafa, rektor

Share: