Kolegji AAB njofton stafin akademik dhe studiuesit e interesuar për hapjen e thirrjes për aplikim në Koç University Postdoctoral Fellowship Program, i organizuar nga Koç University në Turqi.
Ky program është i hapur për të gjitha disiplinat akademike dhe synon të mbështesë studiuesit, duke krijuar mundësi për zhvillimin e kërkimeve inovative dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare.
Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në adresën: [email protected], me subjektin e email-it “KU Postdoctoral Fellowship.”
Afati i fundit për aplikim: 31 mars 2026
Për informata të detajuara rreth programit dhe kërkesave të aplikimit, ju lutemi vizitoni linkun në vijim:
Stafi akademik dhe studiuesit e interesuar inkurajohen të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për zhvillim profesional dhe bashkëpunim ndërkombëtar në kërkim shkencor.