THIRRJE E HAPUR – Shkëmbim Studentor (Semestri Pranveror)

20 Shkurt 2026

Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare ju njofton për të dytën herë hapjen e thirrjes në kuadër të programit Erasmus+ për 3 studentë të Kolegjit AAB për shkëmbim studimor në semestrin pranveror në: Newton University, Çeki

Thirrja vlen për studentët e Fakultetit Ekonomik të të gjitha programeve dhe viteve.

Dokumentet për aplikim:
• Letër motivuese në anglisht
• Certifikata e notave
• Kopje e pasaportës

Afati i fundit për aplikim: 25 Mars 2026

Aplikimet duhet të dërgohen në:
[email protected] dhe [email protected]

Ky shkëmbim paraqet një mundësi të shkëlqyer për: përvojë akademike ndërkombëtare, zhvillim personal dhe professional, zgjerim të rrjetit ndërkombëtar, përmirësim të aftësive gjuhësore dhe përvojë të paharrueshme studentore.

Ju inkurajojmë të aplikoni dhe të përfitoni nga kjo mundësi!

Share: