Thirrje për aplikim në edicionin e dytë të “AAB International Summer Academy”

30 Qershor 2018

Të nderuar studentë,

Edicioni i dytë i Shkollës Verore, organizuar nga Kolegji AAB, AAB International Summer Academy, tashmë ka hapur thirrjen për aplikim për të gjithë studentët e interesuar.

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit Kolegji AAB ka zgjeruar ofertën akademike të International Summer School, duke ofruar tre module, si:

 

AAB International Summer Academy, do të zhvillohet gjatë muajit gusht nga data 13 deri 24 gusht 2018, në ambientet e Kolegjit AAB. Përpos ligjëruesve vendor, studentët do të kenë mundësi të dëgjojnë ligjërata nga personalitete vendore dhe ndërkombëtare të njohura të fushës politike, ekonomike dhe kulturore. Sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit, pjesë e programit do të jenë vizitat studimore e turistike në pjesët më të bukura të rajonit.

Studentët pjesëmarrës të këtij edicioni të AAB International Summer Academy në fund do të pjaijsen me certifikatë dhe do të marrin 4 ECTS (kredi) për modulin e zgjedhur.

Aplikimi për edicionin e dytë do të zgjasë deri më 31 korrik 2018, andaj ftohen gjithë të interesuarit, studentë të Kolegjit AAB, që të aplikojnë në njërën nga modulet e ofruara nga Kolegji AAB dhe të pajisjen me ceritifkatë dhe me 4 ECTS. Pjesëmarrja për studentët e këtij edicioni të AAB International Summer Academy do të jetë pa pagesë.

Thirrja vazhdon të jetë e hapur për të gjithë studentët, ndërsa procedurat e aplikimit mund t’ i gjeni në faqen zyrtare të AAB Summer Academy, duke klikuar këtu.

 

Share: