Në kuadër të projektit KO-in-EU, i cili parasheh organizimin e tre hackathon-eve ndër vite mbi integrimin evropian, Kolegji AAB shpall thirrjen për pjesëmarrje në Hackathon 2026, i cili përfaqëson edicionin e parë të kësaj serie aktivitetesh.
Ky Hackathon është konceptuar si një aktivitet akademik-praktik dhe inovativ, që synon të angazhojë studentët në analizimin e sfidave reale me të cilat përballet Kosova në kuadër të rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian, si dhe në zhvillimin e zgjidhjeve konkrete digjitale dhe përmbajtësore për adresimin e tyre.
Hackathon-i do të krijojë një hapësirë bashkëpunimi ndërdisiplinor, ku studentët do të kenë mundësi të kombinojnë njohuritë teorike me punën praktike, duke zhvilluar ide, platforma dhe zgjidhje inovative që lidhen me procesin e integrimit evropian të Kosovës. Përmes kësaj eksperience, pjesëmarrësit do të forcojnë njohuritë e tyre, do të zhvillojnë aftësi praktike dhe do të fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve reale, inovacionin digjital dhe analizën e politikave publike.
Edicioni i këtij viti do të fokusohet në tri fusha kyçe të agjendës evropiane të Kosovës:
Në kuadër të Hackathonit, studentët do të punojnë në grupe për të analizuar këto fusha dhe për të propozuar zgjidhje praktike, përfshirë zhvillimin e një platforme web informuese, e cila do të synojë paraqitjen e progresit të Kosovës drejt integrimit evropian, sfidave ekzistuese dhe rekomandimeve për veprim të mëtejmë.
Kush mund të aplikojë?
Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e Kolegjit AAB, me theks të veçantë studentët nga fushat:
Mirëpriten gjithashtu edhe aplikime nga studentë të programeve të tjera, të cilët kanë interes dhe mund të kontribuojnë në punën ndërdisiplinore të ekipeve.
Hackathoni synon po ashtu të nxisë bashkëpunimin dhe ndërveprimin me institucione publike, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të industrisë, ekspertë të fushave relevante dhe aktorë të tjerë të interesit, të cilët mund të kontribuojnë përmes ekspertizës profesionale, vlerësimit të ideve dhe mbështetjes së zgjidhjeve inovative që lidhen me procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Hackathoni do të zhvillohet në format tre-ditor intensiv, ku pjesëmarrësit do të punojnë në grupe ndërdisiplinore për:
Çfarë përfitoni nga pjesëmarrja?
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të:
Ky Hackathon synon të lidhë dijen akademike me sfidat reale të qeverisjes, reformës dhe integrimit evropian. Përmes këtij aktiviteti, studentët do të kenë mundësinë jo vetëm të garojnë, por edhe të bashkëkrijojnë zgjidhje që kontribuojnë në rritjen e transparencës, ndërgjegjësimit publik dhe kuptimit më të qartë të procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ky aktivitet synon gjithashtu të shërbejë si një platformë që nxit inovacionin, angazhimin qytetar dhe bashkëpunimin ndërmjet akademisë, institucioneve dhe aktorëve të tjerë relevantë, duke krijuar një përvojë të vlefshme akademike dhe profesionale për studentët.
Vendi: Kolegji AAB
Afati i aplikimit: 03.05.2025
Datat e mbajtjes: 11.05.2026 – 13.05.2026
Forma e aplikimit: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdrosctHosrkAHCuY2FVh5Wz8OzHWJBUsgIqTzNzzqiwFY3bw/viewform?usp=header
Numri i vendeve: i kufizuar
Apliko dhe bëhu pjesë e Hackathon 2026!
Bëhu pjesë e edicionit të parë të një serie aktivitetesh që synojnë të nxisin inovacionin studentor, bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe angazhimin akademik në funksion të rrugës evropiane të Kosovës.