Të nderuar studentë,
të enjten, më 11 janar 2017 nga ora 16:30, në Kolegjin AAB do të mbahet workshop për përzgjedhjen e studentëve të cilët do të marrin pjesë në garën “The day when hacking is legal”, që do të mbahet në kuadër të Konferencës Vjetore për Sigurinë Kibernetike (Cyber Security and Privacy III), që do të mbahet në Prishtinë.
Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë workshop kanë të gjithë studentët e Kolegjit AAB që kanë njohuri në këtë fushë, e në veçanti studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.
Grupi i përzgjedhur do të jetë prej 3-4 studentësh, të cilët do të selektohen nga ekspertët e kësaj fushe. Përzgjedhja do bëhet përmes një testi praktik me një laborator virtual duke sfiduar studentët në aftësitë penetration testing. Ndërsa, studentët e tjerë që janë të interesuar që të bëhen pjesë e kësaj konference kanë mundësi të përgatiten si grup deri në ditën e përzgjedhjes.
Çmimi i parë për grupin fitues i cili ka për detyrë të gjejë sa më shumë dobësi (nëse ekzistojnë) në web sajte të caktuara do të jetë 3000 euro, poashtu grupi i përzgjedhur fiton të drejtën e pjesmarrjes në konferencë për tre ditë rresht, pa pagesë.
Konferenca do të mbahet nga 24-27 janar 2018 në Prishtinë.
Për më shumë të interesuarit të kontaktojnë në email: