Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare informon stafin akademik se është hapur thirrja për pjesëmarrje në International Week të organizuar nga Šiaulių valstybinė kolegija SVAKO – Lituani 13-17 Prill.
Kjo është një mundësi shumë e mirë për shkëmbim akademik dhe professional, rrjetëzim ndërkombëtar, përfaqësim të Kolegjit AAB dhe për forcim të bashkëpunimit institucional.
Të interesuarit të dërgojnë shprehjen e interesit në Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare deri më datën 22.02.2026, në mënyrë që të procedohet me nominimin zyrtar.
Ju inkurajojmë të aplikoni!