Tjetër student i suksesshëm nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, punësohet në kompani vendore si IT

30 Gusht 2022

Studentët nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, vazhdojnë të jenë të kërkuar në tregun e punës. Këtë më së miri e dëshmon Sokol Gashi, i cili është student në këtë fakultet dhe që doli më i suksesshmi nga kandidatët në konkursin e shpallur nga kompania ‘’Vitaland’’. Ai tanimë është punësuar në pozitën e IT, dhe do të ketë mundësinë të dëshmoj mësimet që mori në studime nga stafi akademik në Kolegjin AAB.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, punon vazhdimisht me metodat më moderne të teknologjisë, duke qenë në hap me zhvillimet bashkëkohore në mënyrë që të përgatisë studentët për zhvillimet e hovshme që ndodhin në këtë fushë.

Punësimi, aftësimi dhe zhvillimi profesional janë parimet kryesore në të cilat stafi akademik përqendron punën dhe angazhimin e tyre.

Share: