Një modul që ka për qëllim të kuptuarit më të mirë të vlerësimit të artikujve apo librave shkencorë, është mbajtur me trajnerin Aleksandar Takovski.
Ky shënon modulin e tretë me radhë si pjesë e trajnimeve për zhvillimin profesional të personelit të Kolegjit AAB.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim përveç tjerash patën rastin të mësojnë për angazhimin në hulumtime shkencore, ngritje të shkathtësive për hartimin e raporteve nga hulumtimet shkencore, si dhe ngritja e cilësisë dhe rangimit të revistës Thesis, që janë disa nga synimet e këtij moduli.