Studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv kanë marrë pjesë në trajnimin e organizuar në bashkëpunim me BIRN (Balkan Investigative Reporting Network), me temën “Gazetaria e Përgjegjshme: Ndjeshmëria gjinore, etika dhe siguria në raportim”.
Trajnimi pati për qëllim fuqizimin e njohurive praktike të studentëve, duke i pajisur ata me standardet etike dhe profesionale që kërkon gazetaria moderne.
Gjatë trajnimit u zhvilluan dy sesione: “Rregullimi i mediave dhe etika profesionale” dhe “Gazetaria me ndjeshmëri gjinore dhe siguri në raportim”, nga kordinatori i monitorimit të gjykatave dhe i zyrës ligjore, BIRN, Labinot Leposhtica dhe kryeredaktori i KALLXO.com Kreshnik Gashi.
Ky trajnim përforcoi angazhimin e Kolegjit AAB për të ofruar edukim praktik dhe bashkëkohor, duke përgatitur gazetarë të rinj të aftë të raportojnë me profesionalizëm, integritet dhe ndjeshmëri shoqërore.

