Tre hapa të thjeshtë për të transferuar studimet në institucionin më të mirë në rajon

29 Janar 2019

Janë të shumtë studentët nga të gjitha institucionet publike e jopublike të arsimit të lartë në Kosovë, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia e universitete ndërkombëtare, që paraqesin kërkesa për transferimin e studimeve në Kolegjin AAB.

Ka të tillë që harxhojnë shumë energji e mund për t’u përgatitur për një universitet publik, ka të tillë që kanë pritshmëri të larta nga institucione të tjera, por që me kalimin e një semestri a dy, e shohin që nuk po përmbushen profesionalisht, se koha efikase e studimeve po shndërrohet në mundim për ta, dhe se kanë gabuar me përzgjedhjen dhe përcaktimin e tyre. 

Por, ekziston një mundësi mjaft optimale për të dalë nga kjo situatë. Kjo është përmes transferimit të studimeve që bazohet në parimet e Kartës së Bolonjës, e që mundëson transferimin e studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera universitare, vendase ose të huaja, publike ose jopublike.

Përmes transferimit të studimeve në Kolegjin AAB, studentëve të interesuar do t’u njihen kreditë e fituara përmes vlerësimit të kurrikulës dhe njohjes së lëndëve nga komisionet përkatëse të fakulteteve.

Procesi i transferimit të studimeve është i thjeshtë dhe përbëhet nga vetëm tre hapa:

Kolegji AAB tash e sa vite ka krijuar departamentin e veçantë për transferimin e studimeve, ku me një profesionalizëm të lartë stafi i këtij departamenti u përgjigjet në afat rekord të gjitha kërkesave të studentëve.

Me mbi 40 programe të akredituara bachelor dhe master që përmbledh rreth 50 për qind të numrit të përgjithshëm të studentëve të Kosovës që studiojnë në institucione jopublike, AAB ofron diploma të akredituara dhe të njohura ndërkombëtarisht për të diplomuarit e tij, përfshirë shkencat humane, ato sociale, artet e deri te programet mjekësore.

Prandaj, kur vendosni për të ardhmen është mirë ta dini se kujt ia besoni atë. Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm në punë dhe karrierë, duhet të keni arritur më shumë se një diplomë, e këtë ua garanton Kolegji AAB studentët e të cilit janë të kërkuar në tregun e punës edhe gjatë periudhës së studimeve.

Duke qenë shpesh i ranguar më lartë ndërkombëtarisht nga të gjitha institucionet shqipfolëse në Ballkan, duke qenë investimi më i madh në vend në fushën e arsimit të lartë që nga paslufta dhe investimi më i madh jopublik në rajon, AAB ka krijuar kushte të jashtëzakonshme për studime nisur nga stafi i qëndrueshëm akademik, shërbimet e shkëlqyeshme për studentë, infrastruktura e krahasueshme me institucione ndërkombëtare, pjesa praktike e studimeve që është domosdoshmëri për arritje profesionale, bashkëpunimi me dhjetëra institucione universitare vendore e ndërkombëtare, aktivitetet e shumta kulturore e sportive e jeta e pasur sociale për studentë. Këto janë vetëm disa nga arsyet themelore pse një student duhet të bëjë transferim studimesh në AAB.

Afati i transferimit të studimeve në semestrin veror 2018/19 tashmë është i hapur për aplikime, andaj mos i lë vend pasigurisë tënde, apliko tani!

Për më shumë, kliko këtu: 

Për më shumë, kliko këtu: https://aab-edu.net/transferi-i-studimeve/

 

 

Share: