Angazhimi në punë praktike të studentëve të Kolegjit AAB vazhdon të jetë primar, në mënyrë që ata të njihen me vende pune dhe të integrohen duke krijuar përvoja.
Studentët e Kolegjit AAB, Diellza Hajredini dhe Nderim Krasniqi nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Xhafer Qata nga Fakulteti Ekonomik, kanë filluar punën praktike në Bankën për Biznes. Ata thanë se gjatë punës praktike u shërbejnë vazhdimisht mësimet që kanë marrë gjatë viteve të studimit, në fakultetet e Kolegjit AAB dhe tash kanë mundësinë që pjesën teorike ta zbërthejnë në praktikë.