Tre studentë të Kolegjit AAB fillojnë punën praktike në Bankën për Biznes

3 Nëntor 2022

Angazhimi në punë praktike të studentëve të Kolegjit AAB vazhdon të jetë primar, në mënyrë që ata të njihen me vende pune dhe të integrohen duke krijuar përvoja.

Studentët e Kolegjit AAB, Diellza Hajredini dhe Nderim Krasniqi nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Xhafer Qata nga Fakulteti Ekonomik, kanë filluar punën praktike në Bankën për Biznes. Ata thanë se gjatë punës praktike u shërbejnë vazhdimisht mësimet që kanë marrë gjatë viteve të studimit, në fakultetet e Kolegjit AAB dhe tash kanë mundësinë që pjesën teorike ta zbërthejnë në praktikë.

Share: