Krahas procesit të rregullt mësimor Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Kolegjit AAB, në aktivitetet shtesë këtë semestër ka organizuar edhe trajnime për studentët e vet, por edhe për të interesuar të shumtë jashtë AAB-së.
Këto ditë kanë përfunduar me sukses trajnimet e organizuara në gjuhën programuese “Java” dhe trajnimi “Basics of Web Penetration Testing” që i përket sigurisë kibernetike, ndërsa me një interesim të madh u ndoq edhe trajnimi “Programimi në C#”, ku përveç studentëve kishte një numër të madh vijuesish nga institucione të tjera.
Pas një pune 10 javore studentët iu nënshtruan testeve dhe detyrave të nevojshme për certifikim, ndërsa ata të cilët i plotësuan kriteret e nevojshme u nderuan me mirënjohje të cilat përpos njohurive të fituara do t’ u shërbejnë si përparësi për konkurse të ndryshme punësimi.
Bazuar në kërkesat e vijuesve por edhe të studentëve të tjerë, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ka hartuar edhe listën trajnimeve në lëmi të reja, të cilat së shpejti do të fillojnë të organizohen në Kolegjin AAB.