Fakulteti Ekonomik në bashkëpunim me organizatën UN Women ndau certifikata për pjesëmarrje të studentëve në trajnimin me tematikë “Përgatitja e planeve të biznesit, njohja e tregjeve ndërkombëtare dhe buxhetimi i kapitalit”, trajnim ky që u zhvillua në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë si dhe në kuadër të programit për barazi gjinore që implementohet nga organizata UN Women.
Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe shkathtësive të studentëve për ndërtim të planeve të biznesit, për njohje të rregullativave ligjore të të bërit biznes ndërkombëtar si dhe për buxhetimin e kapitalit.
Ndarja e certifikatave u bë nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, z. Medain Hashani, si dhe shefja e organizatës UN Women Kosovo, znj. Vlora Nushi, të cilët përshëndetën dhe e vlerësuan si të suksesshëm trajnimin dhe u zotuan në organizime dhe bashkëpunime të radhës.