U mbajt ceremonia e dhënies së certifikatave për studentët në trajnimin organizuar nga Fakulteti Ekonomik dhe UN Women

28 Shkurt 2022

Fakulteti Ekonomik në bashkëpunim me organizatën UN Women ndau certifikata për pjesëmarrje të studentëve në trajnimin me tematikë “Përgatitja e planeve të biznesit, njohja e tregjeve ndërkombëtare dhe buxhetimi i kapitalit”, trajnim ky që u zhvillua në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë si dhe në kuadër të programit për barazi gjinore që implementohet nga organizata UN Women.

Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe shkathtësive të studentëve për ndërtim të planeve të biznesit, për njohje të rregullativave ligjore të të bërit biznes ndërkombëtar si dhe për buxhetimin e kapitalit.

Ndarja e certifikatave u bë nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, z. Medain Hashani, si dhe shefja e organizatës UN Women Kosovo, znj. Vlora Nushi, të cilët përshëndetën dhe e vlerësuan si të suksesshëm trajnimin dhe u zotuan në organizime dhe bashkëpunime të radhës.

Share: