U mbajt debati “Strategjitë e edukatoreve që e mbështesin zhvillimin social dhe emocional te fëmijët e moshës 4-5 vjeçare”

15 Prill 2017

Fakulteti i Shkencave Sociale i Kolegjit AAB, organizoi debatin me temë “Strategjitë e edukatoreve që e mbështesin zhvillimin social dhe emocional tek fëmijët e moshës 4-5 vjeçare”.

Përveç studentëve dhe stafit akademik të Kolegjit AAB, në këtë debat të ftuar ishin edhe profesionistë nga fusha e edukimit parashkollor: Gëzime Rexhepi, përfaqësuese nga kopshti “Bardha” në Prishtinë, Agnesa Shipoli -Nika nga kopshti “Nina” në Mitrovicë, Vlora Ademi nga kopshti “Linda” në Fushë Kosovë, mësimdhënësja Mimoza Kamberi dhe Alberita Bytyqi nga Kolegji AAB.

Më konkretisht, të pranishmet gjatë këtij debati diskutuan për strategjitë që i përdorin në punë dhe për përvojat e tyre që kanë rezultuar suksesshme në zhvillimin social dhe emocional te fëmijët e moshës 4-5 vjeçare etj..

Përveç tjerash,  pjesëmarrësit në debat shprehën interesimin për bashkëpunim të mëtutjeshëm edhe në projekte tjera, tha prodekanja Elizabetë Qarri – Musliu.

Share: