Organizuar nga Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Kolegjin AAB dhe me disa universitete nga Italia, në Tiranë u mbajt Konferenca Shkencore me temën “Dinamikat psiko-sociale të zhvillimit dhe sfidat në arsim”.
Në këtë konferencë shkencore, Kolegji AAB u përfaqësua nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Dr.sc. Hysen Kasumi dhe stafi mësimdhënës i këtij fakulteti.
Kasumi pjesëmarrjen në këtë konferencë e vlerësoi shumë të rëndësishme, pasi sipas tij ajo ka prekur tematika mjaft të ndjeshme për shoqëritë tona.
Kjo konferencë bashkoi profesorë të shquar nga e gjithë bota, akademikë, psikologë, specialistë të arsimit, sociologë dhe kërkues të shumtë, me qëllim për të diskutuar dhe për të ndarë njohuritë e tyre.