U mbajt Konferenca Shkencore e Studiuesve të Rinj të Fakultetit të Shkencave Sociale

22 Maj 2015

Në kuadër të Manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”, Fakulteti i Shkencave Sociale në  AAB, mbajti konferencën studentore në temën  “Zhvillimi dhe edukimi në fëmijëri të hershme”, ku studentët e përzgjedhur nga të gjitha kampuset prezantuan hulumtimet e tyre shkencore të cilat i punuan gjatë semestrit veror. Të pranishëm përveç studentëve ishin edhe stafi akademik i këtij fakulteti.

Në hapje të kësaj konference studentore udhëheqësja e këtij fakulteti, prof. Elizabeta Musliu,  prorektori, prof. dr. Shemsedin Vehapi dhe mësimdhënësi prof. dr. DonikSallova, theksuan rëndësinë e hulumtimeve shkencore në degën e edukimit parashkollor, që mund të përdoren  si bazë për të bërë punë të bazuar në gjetjet hulumtuese.

Përveç prezantimeve, të pranishmit patën rastin të marrin pjesë edhe në ekspozitën e lodrave dhe instrumenteve muzikore të punuara nga studentët e Fakulteti të Shkencave Sociale, të cilat do të donohen për fëmijët e SOS fshatit.

Nga 15 punimet e  përzgjedhura të cilat u  prezantuan në punimet e kësaj konference,u shpërblyen tri më të mirat të vlerësuara nga komisioni profesional. Me vendin e parë u shpërblye Behare Pllana, studente e vitit të tretë , për  hulumtimin e saj: “Ndikimi i edukimit parashkollor në zhvillimin social të fëmijëve”.

Qëllimi i këtij organizimi ishte të promovojë rëndësinë e hulumtimeve shkencore në fushën e edukimit, si dhe të ndihmojë studentët në zhvillimin e shkathtësive hulumtuese si dhe në prezantim.

Edhe studentët u shprehën shumë të kënaqur me organizimin. 

Share: