U mbajt kuizi “Knowledge Sparkles” i studentëve të AAB-së, dega në Ferizaj

3 Prill 2017

Studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze, dega në Ferizaj, edhe njëherë dëshmuan që krahas studimeve, janë të pandalur në zhvillimin e aktiviteteve jashtëmësimore. Së fundi ata kanë organizuar një garë të diturisë, kuizin “Knowledge Sparkles”, në të cilin studentët e këtij fakulteti sfiduan njohuritë në fusha të ndryshme, si dhe shkëmbyen përvojat me njëri-tjetrin.

Në grupin e parë ishin studentët: Erolina Bekteshi, Elvis Ukzmajli, Emira Begisholli dhe Egzona Jahiri, të cilët ishin edhe fitues të këtij kuizi,  kurse në të dytin:  Arjeta Retkoceri, Adrian Shabani, Adhuresa Avdyli dhe Besim Qerimi.

“Të gjithë pjesëmarrësit u ndanë të kënaqur me organizimin e këtij kuizi, dhe shprehën gatishmëri për të mbështetur aktivitete të tilla”, tha tutorja e Fakultetit të Gjuhës Angleze, Gentiana Elezi.

Për të gjithë pjesëmarrësit e kuizit,   drejtori i degës Medain Hashani,  ndau mirënjohjeje,  certifikata dhe nga një libër, dhe inkurajoi të gjitha fakultetet të bëjnë organizime të tilla.

Share: