Në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, UN Women dhe Ambasadën e Finlandës, në Kolegjin AAB, gazetarja Susanna Inkinen ligjëroi para studentëve të Fakultetit të Komunikimit Masiv mbi temën “Siguria e gazetarëve dhe punonjësve medial”.
Gazetarja Ikinen foli rreth masave të sigurisë së përgjithshme gjatë raportimin nga lufta dhe zonat e konflikteve. Ajo trajtoi gjendjen e gazetarëve dhe të industrisë mediale në mbarë botën, si dhe problemet me të cilat ata përballen, por duke u fokusuar në gjendjen në Afganistan, pasi aktualisht është duke vepruar atje, në kuadër të organizatës “International Media Support”.
Studentët u shprehën të kënaqur që ishin pjesë e kësaj ligjërate duke thënë se morën mjaft informata të vlefshme.
Gazetarja Susanna Inkinen, krahas gazetarisë ka punuar si këshilltare për media në organizatën International Media Support (IMS) që nga Nëntori i vitit 2007; themeluese e Afghan Journalist Safety Committee (AJSC) – themeluar në muajin Shkurt 2008; këshilltare për komunikim në UNDP (producente për disa fushata mediatike që nga viti 2007, trajnuese e femrave të para për dokumentar në Kabul ndërmjet viteve 2002-2004, në Afrikën Lindore 1994-99, etj…)