U mbajt punëtoria për implementimin e strukturës së re të menaxhimit në AAB

25 Dhjetor 2014

Prevallë, dhjetor 2014- Në kalendarin e aktiviteteve të AAB-së, një vend të rëndësishëm kanë edhe punëtoritë dhe trajnimet e ndryshme për rritjen e kapaciteteve të stafit.  Pesëdhjetë e tetë zyrtar të lartë dhe menaxherë sektorial të AAB-së,   në ambientet e hotelit“Sharr” në Prevallë zhvilluan një punëtori njëditore për aftësimin e personelit.  Punëtoria u zhvillua në kuadër të programit për implementimin e strukturës së re menaxhuese në nivel të fakulteteve në AAB.

Në pjesën e paradites, pjesëmarrësit punuan në pesë seanca paralele tematike sipas strukturës së re në të cilat u diskutua përkatësisht për cilësinë, shkencën,projektet hulumtuese, mentorimin e punës praktike dhe aktivitetet studentore.

Në seancën e pasdites u diskutua a kryesisht për platformën e re online dhe rolin e dekanëve në strukturën e re.  
 
Në këtë punëtori u diskutuan gjithashtu  rolet e reja, format e përkrahjes dhe u hartuan planet e veprimit për implementimin e strukturës së re. Njëkohësisht, të gjitha grupet diskutuan aktivitetet që do të përkrahen gjatë gjashtë muajve në vijim në implementim të strukturës së re dhe të planit strategjik të AAB-së për vitin 2015.

Në mbyllje të punëtorisë rektori Lulëzim Tafa, përsëriti përkushtimin e rektoratit dhe premtoi përkrahje të vazhdueshme për zhvillimin profesional të personelit dhe për avancimin e pandërprerë teknologjik e menaxherial të AAB-së. 

Share: