Në një ceremoni rasti, dekanati i Fakultetit Ekonomik, u ka ndarë certifikata 32 studentëve të vitit të tretë të Fakulteti Ekonomik të Kolegjit AAB, të cilët me sukses kanë përfunduar punën praktike në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
Me këtë rast u tha se puna praktike është një mundësi e shkëlqyer e cila ka ndikuar në ngritjen e dijeve për profesionin që janë duke e studiuar. Ndërsa studentët kanë thënë se, kjo praktikë na ka mundësuar lidhjen midis njohurive teorike të fituara gjatë studimeve dhe punës praktike në institucionet publike.