U shfaq premiera e dokumentarit “La Bohéme”, kushtuar jetës dhe veprës së aktorit të madh Faruk Begolli

4 Qershor 2015

Në një ceremoni solemne të organizuar mbrëmë në ambientet e Kolegjit AAB, u shfaqet premiera e filmit dokumentar“La Bohéme”, kushtuar jetës dhe veprës së aktorit të madh, Faruk Begolli, të punuar nga studentët e vitit të tretë, të Fakultetit Komunikim Masiv dhe Gazetari, drejtimi Produksion, në kuadër të lëndës “Dokumentar televiziv”, te mësimdhënësja Burbuqe Berisha.

Filmi “La Bohéme” është  punuar në formën narrative, të kombinuar me materiale arkivore, ndërsa janë  intervistuar edhe familjarë, shokë, ish-studentë të aktorit, ku në mënyrë kronologjike tregohet jeta dhe vepra e prof. Faruk Begollit në rrafshin personal dhe profesional.

Në shfaqjen e këtij dokumentari përveç miqve, njohësve të kinomotografisë, studentëve dhe  profesorëve të këtij institucioni morën pjesë edhe familjarë e Begollit.

Rektori i Kolegji AAB, prof. dr. Lulzim Tafa duke e vlerësuar lart punën e studentëve dhe të mësimdhënëses Burbuqe Berisha, tha se për jetën e Faruk Begollit më shumë flet vet dokumentari i  punuar me një vullnet të madh nga studentët.

Ndërsa mësimdhënësja Burbuqe Berisha, tha se“La Bohéme”nuk është dokumentari i vetëm që e kanë punuar  studentët, ka një numër të madh punimesh e që ia vlejnë, ku trajtohen tema kryesisht intriguese  për shoqërinë tonë në zhvillim:“Është një brez i ri i studentëve që me të vërtetë kanë shumë zgjuarsi të prodhojnë filma dokumentarë. Kjo është një rezultat i mirë, që deri vonë nga mundësit e mira që krijon Kolegji AAB për studentët, duke ofruar të gjitha kushte për prodhimin e filmave”.

Pas shfaqjes së dokumentarit, e motra, Asliha Begolliu u shpreh shumë e kënaqur me dokumentarit, ndërsa përgëzoi studentët për punën e bërë, duke i uruar ata edhe për  realizime të tjera. Ajo falënderoi Kolegjin AAB dhe profesoreshën Burbuqe Berisha, për inkurajimin e studentëve deri në realizimine dokumentarit. 

Edhe autorët e dokumentarit u shprehën  tejet të lumtur që patën rastin ta shfaqin punën e tyre në ekran të madh dhe në prezencë të një audience të tillë: “Kur kemi filluar me punë për dokumentarin për Faruk Begollin, kishim aq shumë material, sa që mendonim se nuk do të kemi mundësi ta përmbledhim, por me ndihmën e Kolegjit AAB, me ndihmën e profesoreshës Burubuqe, me ndihmën e familjes dhe me ndihmën e të gjithë atyre që i kemi intervistuar kemi arritë ta përmbledhim sadopak veprimtarinë e tij”, tha studenti Gent Jetullahu, skenarist dhe regjisor i dokumentarit.

Në realizimin e dokumentarit “La Bohéme”, u angazhuan këta studentë:

3.      Producentë: ValdrinFetahu, Gent Jetullahu

4.      Regjia – Gent Jetullahu

5.      Skenari: ValdrinFetahu, Gent Jetullahu

6.      Montazhi: LiridonZejnullahu

7.      Ass.Kamere&Udhëheqës teknik: Isa Bajrami

8.      Zërimi: EgzonSurkishi

Të gjithë studentët e përmendur e falënderuan Kolegjin AAB, që u ka dhënë mundësinë dhe kushtet nga më të mirat, pastaj stafin e përzgjedhur akademik, dhe profesoreshën e tyre Burbuqe Berisha.

Dokumentari “La Bohéme”, kushtuar jetës dhe veprës të aktorit të madh shqiptar FarukBegollit, mbështetet nga Kolegji AAB, dhe u shfaq në kundër të Manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”.  

Share: