Me iniciativë dhe përkrahje të Dekanatit dhe në bashkëpunim me studentët e Fakulteti Ekonomik të Kolegjit AAB, u themelua Klubi “Ekonomistët e rinj të AAB”, i ndarë në katër departamente: Forumi ekonomik, Programi për angazhime të anëtarëve të klubit, Iniciativa e Klubit dhe Arritjet e të rinjve.
“Qëllimi i këtij Klubi është avancimi sa më adekuat i studentëve për tregun e punës, për të fuqizuar udhëheqësit e së nesërmes dhe për të ofruar zgjidhje për problemet ekonomike aktuale në vend me metoda të reja dhe më efektive”, ka thënë Roberta Bajrami, koordinatore për kampusin e Ferizajt.
Vlen të theksohet se studentët e angazhuar në këtë forum janë nën mbikëqyrjen e mësimdhënësve dhe koordinatorëve: Donat Rexha, për kampusin e Prishtinës, Roberta Bajrami dhe Shqipe Shaqiri, për kampusin e Ferizajt dhe Rifat Haxhija, mbikëqyrës për kampusin e Gjakovës.
Studentët të cilët janë të angazhuar në Klubi “Ekonomistët e rinj të AAB” për kampusin e Prishtinës janë: Qëndresë Mustafa, Donikë Stolliqi, Mirlindë Mazreku, Enisë Gashi, Adelinë Daliu, Arbër Gashi, Devletë Ramadani, Valentinë Lenjani, Luljetë Hasanaj, Granit Maxhuni, Kadri Cikaqi, Arbnor Grabanica, Florent Begaj, Leonora Berishaj, Flamur Visoka, Avnorë Zulfaj, Mazllum Zeka dhe Rina Demi.
Studentët e angazhuar në kampusin e Ferizajt: Agnesa Mustafa, Bjondina Ibishi, Egzona Ademi, Lumbardh Maloku, Mimoza Bakiu, Blerina Xhemajli, Dardan Avdyli, Ajshe Shala, Ardit Ibrahimi, Manjola Lohaj, Egzona Ademi, Besiana Isufi, Kushtrim Bajram, Arta Jetishi dhe Egzona Kalisi.
Ndërsa në kampusin e Gjakovës janë këta studentë: Arlind Hasimja, Arber Hoxha, Denisa Ahma, Egzona Krasniqi, Jehona Halilaj, Alvin Malazogu, Edona Boshnjaku, Krenare Rogova, Monika Simoni, Edonis Hykosmani, Jon Kepuska, Kristjana Nikolla, Vanesa Golaj, Kaltrina Osmani dhe Elena Vula.
Të gjithë studentët mund të bashkohen në iniciativat e klubit për aktivitete të ndryshme studentore.