UNDP shpall programin Praktikë në Punë (interneship)

18 Shtator 2017

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), të financuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), MPMS e Kosovës, dhe UNDP, shpall programin Praktikë në Punë (interneship) për mbështetje për personat e sapodiplomuar të papunësuar, në bashkëpunim me ndërmarrjet nga sektori privat.

Programi Praktikë në Punë (internship) ka për qëllim t’u jap mundësinë punëkërkuesve të papunësuar që kanë diplomuar brenda periudhës 24 muaj nga institucionet e arsimit të lartë, që të ndjekin një praktikë 3 mujore në ndërmarrjet e sektorit privat, me qëllim të përkrahjes së aftësimi të praktikes në punë apo edhe punësimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Afati i fundit i aplikimit: 2 tetor 2017, ora 16:00, në zyrën më të afërt të punësimit.

Bashkangjitur mund të gjeni thirrjen për aplikim: SHKARKO KËTU

Ndërsa për informata shtesë:

Alban Kryeziu/Project Associate/Active Labour  Market Programmes 2/Inclusive Growth/UNITED NATIONS DEVELOPMENT PROGRAMME

Prishtina, Kosovo

+381 38 (0) 249 066 ext 124 office

+381 38 (0)  249 065

e-mail: [email protected]

web: www.ks.undp.org

Share: