Shënohet me aktivitet Ditën Ndërkombëtare e Personave me Aftësi Ndryshe në AAB

4 Dhjetor 2023
The Student Union actively marks the International Day of Persons with Disabilities

Me një aktivitet sensibilizues është shënuar Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi Ndryshe nga Unioni Studentor dhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit i Kolegjit AAB.

Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës Alban Zogaj, drejtori i Sportit Granit Rugova, drejtori i shoqatës “Zëri i Forcës” Hajredin Krasniqi, Burim Krasniqi nga OJQ “Replay Peace” dhe Elmi Fazliu nga klubi i basketbollit “Karrocat e kaltërta”.

Unioni Studentor bashkë me pjesëmarrësit në sallën sportive të Kolegjit AAB realizuan disa aktivitete sportive, të cilat sollën argëtim dhe shfaqën vullnetin e madh që kanë personat me aftësi ndryshe.

Share: