VAJZAT E KAMPIT “WISCI KOSOVO”, PO TRAJNOHEN NGA PËRFAQËSUES TË KOMPANISË “INTEL”

9 Shtator 2019

Përfaqësues të kompanive më të mëdha amerikane: INTEL, NASA, GOOGLE, po vazhdojnë të trajnojnë 100 vajzat e kampit veror ndërkombëtar “Women in Sience”, i cili po mbahet në Kolegjin AAB tash e një javë.

Të ndara në grupe vajzat nga Amerika e Ballkani, sot janë duke mësuar nga përfaqësues të kompanisë “INTEL” ndërtimin e dronit, për lidership por edhe po zhvillojnë aplikacione për telefona mobil, mësime për kodim të gjuhëve kompjuterike, mikrobiologji dhe animacion.

Bailey Leuschen, udhëheqese e “Girl Up”, tregon se ky kamp synon të nxisë pjesëmarrjen më të madhe të vajzave në këto fusha.

“Ky kamp ka vetëm vajza dhe përqendrohet shumë në nxitjen e vajzave që të kenë guximin të hyjnë në këto fusha duke e ditur se kanë një komunitet mbrapa vetes, kanë mentorë dhe mbështetje”, shtoi ajo.

Kosova dhe Kolegji AAB janë për herë të parë nikoqir të këtij kampi nëpërmjet një partneriteti të gjerë në mes të korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit”, ambasadës amerikane në Prishtinë, Fondacionit të Kombeve të Bashkuara “GirlUp”,etj…

Share: