Valdete Hoxha ndan rrëfimin në AAB Alumni Talk – Ish studentja e suksesshme e Kolegjit AAB

25 Nëntor 2022

AAB Alumni Talk, që ka për qëllim të takojë studentët e diplomuar të cilët kanë shënuar suksese profesionale me studentët aktual, ka vazhduar me Valdete Hoxhën, të diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale të Kolegjit AAB.

Valdetja, tash punon si mësuese, ndërsa tha se është puna që e bën me më së shumti kënaqësi. Ajo për studentët aktual të Kolegjit AAB, pati një këshillë: “Mësuesi duhet të jetë hulumtues e në hap me kohën, ku puna praktike, trajnimet janë tejet të nevojshme për avancim e përgatitje në këtë profesion”.

Share: