Vazhdojnë aktivitetet praktike në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike – Liridon Buqa mban ligjëratë për studentët

8 Maj 2024

Në kuadër të programeve profesionale të studimit, studentët përfshihen vazhdimisht në aktivitete praktike që i mundësojnë atyre të jenë sa më të informuar për kërkesat e tregut të punës.

Andaj për këtë temë është mbajtur ligjëratë nga Liridon Buqa, përfaqësues i kompanisë “Auto Buqa”.

Ai tregoi për praktikat e punës në sistemin B2B (business to business), në lidhje me mungesat në treg dhe zgjidhjet softuerike që do t’i mundësonin këtij sistemi punë më efektive dhe më të suksesshme.

Share: