Studentët dhe stafi i AAB-së, në kuadër të aksionit tashmë tradicional për këtë institucion, janë solidarizuar në aktivitetin për dhurimin vullnetar të gjakut, aksion ky që po zhvillohet në kuadër të Manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”.
“Nga dhurimi i gjakut përfiton jo vetëm marrësi, por edhe vetë dhuruesi. Është vetëm një freskim i rruazave të gjakut, mirëpo për pacientin është jetë, sepse ai që dhuron gjak mund të shpëtojë jetën e dikujt në nevojë”, kanë thënë Leonora Berisha dhe Ajni Shabani, studentë, të cilët posa dhuruan gjak.
Aktiviteti në fjalë – dhurimi i gjakut do të vazhdojë edhe dy ditë me radhë në ambientet e objektit II, të AAB-së në Prishtinë.