Ka vazhduar mbajtja e “Cyber Seminar Kosovo” në Kolegjin AAB, ku folës kryesor ishte Roi Matis Shaposhnik nga kompania izraelite “Gold N Links”. Në këtë seminar morën pjesë anëtarë të Bordit Industrial të Kolegjit AAB, ndërsa ishin të ftuar edhe prorektori për Shkencë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Bekim Fetaji, Drejtori i Fondit për Inovacione, Festim Halili, me industri të tjera të ftuara nga Oda Ekonomike Amerikane.
Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha iu uroi mirëseardhje të ftuarve duke shtuar se Kolegji AAB është krah tyre sa herë që ata kanë nevojë, veçanërisht në fushën e teknologjisë dhe zbulimet e reja në këtë fushë.
Z. Shaposhnik, foli për të pranishmit rreth temave të ndryshme si hapësira kibernetike, rreziqet në hapësirën në internet, jeta e përditshme dhe siguria në internet, ndikimi i kibernetikës në ekonomi në një afat të shkurtër dhe të gjatë etj.