Vera Freundl, studente nga Gjermania e cila ishte pjesëmarrëse e edicionit të parë të Summer School AAB 2017, ishte për herë të parë në regjionin e Ballkanit.
Ajo u shpreh se i pëlqeu Kosova dhe njerëzit këtu sepse janë shumë miqësorë dhe mendjehapur.
Për Shkollën Verore ajo kishte fjalët më të mira, ndërsa do t’ i rekomandojë miqtë e saj studentë në edicionet e radhës.