Profesori i Kolegjit AAB realizon vizitë kërkimore në Universitetin Leuven, Belgjikë në kuadër të projektit HUMLIT të BE-së

18 Shkurt 2026

Profesori i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, Aleksandar Takovski, realizoi një vizitë kërkimore në Universitetin e Leuven (KUL) në Belgjikë, si pjesë e projektit HUMLIT, një iniciativë e financuar nga Horizon MSCA e Bashkimit Evropian. Ky projekt fokusohet në studimin e humorit në hapësirën publike evropiane dhe synon të forcojë bashkëpunimin akademik ndërkombëtar.

Gjatë vizitës, profesori Takovski u mirëprit nga stafi i Fakultetit të Arteve të Leuven, përfshirë prof. Kurt Feyaerts, prof. Geert Brône, prof. Bert Oben dhe prof. Paul Sambre. Ai zhvilloi një seri diskutimesh intensive, duke eksploruar mundësitë për bashkëpunim akademik dhe kërkimor ndërmjet Kolegjit AAB dhe Universitetit të Leuven, si dhe duke forcuar pjesëmarrjen e tij në projektin HUMLIT.

Kjo vizitë kërkimore synon të intensifikojë bashkëpunimin institucional dhe individual midis dy universiteteve dhe të promovojë shkëmbimin e njohurive në fushën e studimit të humorit në kontekst evropian.

Share: