Vlerat e futbollit dhe dobitë e saj karshi rinisë

27 Janar 2019

Kolegji  AAB, Organizata Jo-Qeveritare  Me Dhe Për Sportin në bashkëpunim me Fondacionin Lorik Cana 5, dhe Image of Kosovo organizojnë Boot Camp-in “Vlerat e Futbollit dhe Dobitë e Saj Karshi Rinisë”. Në këtë Boot Camp do të trajtohen tema shumë të rëndësishme dhe të vlefshme që prekin një sferë tejet të rëndësishme të jetës sonë. 

Temat që do të trajtohen janë: “Vlerat dhe dobitë e futbollit në ndërtimin e një karakteri”, “Sa ndihmon futbolli në eliminimin e vetive apo shprehive negative”, “Pse futbollin e jo cigaren e alkoolin”, “Çfarë do të thotë durimi në futboll dhe rëndësia e planifikimit të së ardhmes”, “Sa larg guxojmë të ëndërrojmë për të ardhmen tonë qoftë sportive apo jo sportive”, “Avantazhet e Disiplinës”, “Pse duhet të mirremi me sport”, “Çfarë nënkupton përkushtimi ndaj futbollit” dhe “Objektivat e Universitetit AAB në ngritjen e futbollit në Kosovë”.  

Panelistë në këtë Boot Camp do të jenë: Lorik Cana, Fatmir Pireva, Malësor Gjonbalaj, Ismet Munishi, Arlind Grantolli, Kaltrina Ajeti, Kushtrim Mushica, Drin Ejupi dhe Fatmir Spahiu. 

Qëllimi i këtij “Boot Camp” është që të tregoj të gjitha të mirat, si shoqërore e gjithashtu edhe shëndetësore, që Futbolli i sjellë një shoqërie. Një “Boot Camp” i tillë është ideal në shprehjen e rëndesisë së krijimit të një kulture sportive e futbollistike në Kosovë.  

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë Boot Camp, të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre duke dërguar email në [email protected]

Me datën 01. o2. 2019 duke filluar nga ora 10:00-14:00.

Për te gjithë pjesëmarrësit do te ndahen certifikata.

 

Share: