“Vlerësimi i artikujve shkencor”, moduli i tretë në trajnimet për zhvillimin profesional të personelit

18 Shkurt 2023
"Evaluation of scientific articles", the third module in training for the professional development of personnel

Në kuadër të “Programit Dimëror 2023” të organizuar nga QAPI për zhvillimin profesional të personelit, me 23 shkurt 2023 nga ora 09:00-16:30, në sallën A-210 do të mbahet moduli i tretë “Vlerësimi i artikujve shkencor”, me trajnerin Aleksandar Takovski. Ky modul ka për qëllim të kuptuarit më të mirë të procesit të vlerësimit të artikujve / librave shkencorë dhe avancimin e shkathtësive për vlerësimin e hulumtimeve nga ana e personelit të AAB. Poashtu synohet ngritja e motivimit për angazhim në hulumtime shkencore, ngritjen e shkathtësive për hartimin e raporteve nga hulumtimet shkencore, si dhe ngritja e cilësisë dhe e rangimit të revistës Thesis.

Të gjithë të interesuarit për trajnimet që ofrohen në kuadër të Programit Dmëror 2023 të QAPI, për më shumë informata mund të kontaktojnë me koordinatorët: Diana Qarkaxhija ([email protected]) dhe Xhavit Rexhaj ([email protected])

Share: