Vllaznim Shehu, i diplomuar në Kolegjin AAB, ushtron profesionin e avokatit dhe vazhdon studimet e doktoraturës

28 Dhjetor 2014

“Me mburrje dua të konstatoj se niveli i mësimdhënësve në AAB është shumë i lartë. Unë personalisht, këtë mundësi e kam shfrytëzuar  me mësimdhënësit e AAB-së, për debate dhe trajtim të thelluar të çështjeve të caktuara juridiko-penale. Programi studimor ofronte njohuri të duhura dhe të thelluara teorike për avancimin e punës praktike në profesion si dhe në rrafshin teorik”, ka thënë Shehu.

 Vllaznim Shehu me sukses ka përfunduar provimin e judikaturës dhe studimet e nivelit master në Fakultetin e Juridikut – Drejtimi  Penal në Kolegjin AAB. Ai ka diplomuar me temën “Grabitja dhe vjedhja grabitçare sipas Kodit Penal të Kosovës, me vështrim të veçantë në territorin e Gjykatës së Qarkut në Pejë për periudhën 2006-2010”.

 Shehu është duke i vazhduar studimet e doktoratës në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Share: