Me 18 nëntor nga ora 15:00 në Sallën e Konferencave të Kolegjit AAB, do mbahet një webinar me Dr. Elina Ketikidi nga University of York Europe Campus.
Dr. Ketkidi do të ndajë njohuri të thelluara mbi mënyrën se si neuroshkenca dhe marketingu digjital ndërthuren për të kuptuar emocionet, vëmendjen dhe proceset e trurit që ndikojnë në sjelljen dhe vendimmarrjen e konsumatorëve. Ajo përdor teknika moderne si EEG dhe eye-tracking, që zbulojnë dimensionet e padukshme të vendimeve tona të përditshme.
Ligjërata do të mbahet në format hibrid dhe është e hapur për studentë dhe staf akademik nga të gjitha fakultetet.
Linku për pjesëmarrje në Webinar përmes Google Meet: https://meet.google.com/ovj-gutt-wwt