Kolegji AAB pjesëmarrës në punëtorinë rajonale “Western Balkans Fund” në Tiranë

24 Dhjetor 2025

Në Tiranë u mbajt një ëorkshop rajonal i organizuar nga Western Balkans Fund (WBF), në kuadër të projektit “Support to the promotion of Civil Society regional actions in the Western Balkans – Phase II”, i cili mblodhi përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga i gjithë Ballkani Perëndimor për reflektim, shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit rajonal.

Në kuadër të sesionit “Success Stories”, Flaka Jonuzi, zyrtare në Zyrën e Projekteve, përfaqësoi AAB-në, duke prezantuar dy projekte të fituara nga WBF. AAB ishte udhëheqës (lead partner) në projektin ‘Students for Sustainable Development’, një iniciativë e vlerësuar për shkak të aktiviteteve të shumta dhe ndikimit të saj pozitiv.

Gjatë workshop-it u diskutua gjithashtu mbi thirrjet e ardhshme të Western Balkans Fund dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me organizatat e shoqërisë civile nga i gjithë Ballkani, si bazë për ndërtimin e projekteve me ndikim rajonal.

Share: