Zgjatet orari i punës së Bibliotekës Universitare AAB, sipas kërkesës së studentëve

24 Janar 2020

Bibilioteka Universitare e Kolegjit AAB këto ditë është bërë pika më e frekuentuar në hapësirën e kampusit të Kolegjit AAB në Prishtinë. Që në orët e hershme të mëngjesit, qindra studentë zënë vendet e tyre në ambientet e Bibliotekës për të mësuar dhe përgatitur provimet e afatit të janarit që tashmë ka filluar.
Drejtori i Bibliotekës, Urim Sallauka, thotë se kërkesa e studentëve është jashtëzakonisht e madhe gjatë këtyre ditëve: “Meqenëse kemi në vazhdimësi kërkesë dhe numër të madh të studentëve që shfrytëzojnë hapësirat e Bibliotekës për studim, kemi vendosur që ta zgjasim orarin e punës”, bëri të ditur Sallauka.
Biblioteka Universitare e Kolegjit AAB, ka edhe dy njësi të saja në degët e AAB-së në Prishtinë e Gjakovë.

Share: