Dekani i Fakultetit të Administratës Publike, Vrullim Buja, bashkë me profesorin e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Donat Rexha, kanë zhvilluar edhe dy takime tjera të rëndësishme në Universitetin Masaryk.
Takimi i parë është mbajtur me udhëheqësit e Investor’s Club teksa u fol për aktivitetet që zhvillohen ku u prezantuan edhe klubet aktive në Kolegjin AAB si ai i ekonomistëve dhe klubi i debatit.
Ndërsa në takimin e dytë biseda u thellua në procesin e mësimdhënies dhe formës së vlerësimit të studentëve me profesorin e lëndës International Marketing në Universitetin Masaryk, Dušan Mlandenovic, duke u përqendruar në metodat e avancuara dhe praktikat më efikase.
Dekani Buja dhe profesori Rexha gjithashtu morën pjesë edhe në njërën prej ligjëratave të profesorit Mlandenovic.