Trajnerët Arbërore Bicaj dhe Fadil Latifi, kanë mbajtur trajnimin e dytë me radhë në kuadër të “Programit Dimëror 2023” e organizuar nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion e Kolegjit AAB.
Tema e këtij moduli ishte “Metodologjia e arsimit të lartë nga perspektiva e parimeve të mësuarit të të rriturve”. Si pikë diskutimi ishin qëllimet e këtij moduli, të cilat shtronin pyetjet se përse mësojnë të rriturit, si mësojnë ata, me format e mësimit te të rriturit.
Ky modul shndërron parimet e pedagogjisë së të rriturve në praktika të mësimdhënies në arsimin e lartë.