Të shoqëruar nga Rektori i Kolegji AAB, Blerim Olluri dhe prorektorja Venera Llunji, zv. ministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj dhe këshilltarja politike e kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimja, vizituan Panairin e Karrierës dhe Punësimit në Kolegjin AAB. Derisa përcollën nga afër panairin, ata vlerësuan punën e Kolegjit AAB si nikoqir i këtij eventi.
Zv. ministri Arifaj vlerësoi organizimin e përvitshëm të këtij panairi dhe u shpreh i gëzuar që një institucion si Kolegji AAB është nikoqir i këtij eventi. Ndërsa, znj. Podrimja tha se është e lumtur për organizime të tilla në nivel vendi, ndërsa përcjelli mbarëvajtjen e panairit, duke u interesuar mbi numrin e aplikantëve në bizneset dhe kompanitë pjesëmarrëse.
Panairi po vazhdon të jetë i hapur edhe sot deri në ora 15:00 në Kolegjin AAB.