Zv. ministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj dhe këshilltarja politike e kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimja, vizituan Panairin e Karrierës dhe Punësimit në Kolegjin AAB

16 Mars 2024
Deputy Minister of Industry, Entrepreneurship and Trade, Mentor Arifaj and the political adviser of Prime Minister Kurti, Fëllanza Podrimja, visited the Career and Employment Fair at AAB College

Të shoqëruar nga Rektori i Kolegji AAB, Blerim Olluri dhe prorektorja Venera Llunji, zv. ministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj dhe këshilltarja politike e kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimja, vizituan Panairin e Karrierës dhe Punësimit në Kolegjin AAB. Derisa përcollën nga afër panairin, ata vlerësuan punën e Kolegjit AAB si nikoqir i këtij eventi.

Zv. ministri Arifaj vlerësoi organizimin e përvitshëm të këtij panairi dhe u shpreh i gëzuar që një institucion si Kolegji AAB është nikoqir i këtij eventi. Ndërsa, znj. Podrimja tha se është e lumtur për organizime të tilla në nivel vendi, ndërsa përcjelli mbarëvajtjen e panairit, duke u interesuar mbi numrin e aplikantëve në bizneset dhe kompanitë pjesëmarrëse.

Panairi po vazhdon të jetë i hapur edhe sot deri në ora 15:00 në Kolegjin AAB.

Share: