Zyra për Zhvillimin e Projekteve njofton studentët me projektet zhvillimore në kuadër të shënimit të ditëve të Erasmus+

11 Tetor 2023
The Project Development Office notifies students of development projects within the framework of Erasmus+ days

Në kuadër të shënimit të ditëve të Erasmus+, Zyra për Zhvillimin e Projekteve në Kolegjin AAB ju njofton me projektet zhvillimore që janë aktualisht në implementim me financim nga aksione të ndryshme të programit Erasmus+, të cilat do ndahen bashkë me studentët në bazë të fakulteteve përkatëse.

Projekti i financuar nga aksioni Jean Monnet i programit Erasmus+ është “Ndikimi i BE-së në Kosovë”, qëllimi i të cilit është krijimi dhe ofrimi i modulit të parë në arsimin e lartë në Kosovë lidhur me ndikimin e BE-së për ndërtimin e paqes, pajtimin dhe demokratizimin në vend. Ky modul ofrohet për studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Fakultetit Juridik, Ekonomik, të Administratës Publike, Psikologjisë dhe të Shkencave Sociale.

Share: